Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen për një fitore të thellë të socialistëve në zgjedhjet e 14 Majit, më të madhen në historinë e zgjedhjeve vendore në pluralizëm. Këtë deklaratë kryesocialisti e bëri në mitingun përmbyllës në qytetin e Vlorës nga ku nuk kurseu ironitë edhe për kandidatin e opozitës.
“Në këto zgjedhje do të kemi fitoren më të madhe në historinë e zgjedhjeve vendore në pluralizëm. Unë s’e kam mendjen se sa shumë do të votojnë për ne por sa pak edhe aspak duhet të votojnë për ata. E kam mendjen tek fytyra e Shqipërisë sepse nuk mund të ketë një faqe të bardhë edhe një të skuqur.
Fytyra e Shqipërisë duhet të jetë e bardhë në sytë e atyre pa të cilët nuk shkojmë dot përpara. Ne jemi aleatë dhe miq të Amerikës por ne nuk jemi Amerika. Jemi aleatë dhe miq të Evropës por nuk jemi Evropa. Jemi një vend i vogël që po ngrihet por qe për t’u ngritur aty ku ka dashur të ngrihet për shekujsh.
S’e kanë lënë të ngrihet. Ka nevojë për aleatët e mëdhenj dhe nuk mund të bësh karshillëqe sikur luan futboll ndër çole. Nuk është fusha e çoles por e nderit dhe flamurit kombëtar.”, tha Rama./abcnews.al
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë