Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite thanë se palët ndërluftuese në Sudan kanë nisur bisedimet për armëpushim pas tre javësh luftime të ashpra që kanë shkaktuar qindra viktima.
Sipas tyre, bisedimet po mbahen në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite.
Kjo është hera e parë që Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ulen në bisedime, që prej nisjes së luftimeve në 15 prill.
Bisedimet janë pjesë e një nisme diplomatike të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, që synon të ndalojë luftimet, të cilat e kanë kthyer kryeqytetin e Sudanit, Kartum, dhe zona të tjera urbane në fusha beteje dhe kanë çuar në largimin e qindra mijëra sudanezëve nga shtëpitë e tyre.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, Arabia Saudite dhe SHBA-të u bënë thirrje të dyja palëve që “të angazhohen në mënyrë aktive për arritjen e armëpushimit dhe dhënien fund të konfliktit, që do të kursente vuajtjet për popullit sudanez”.
Në deklaratë nuk përcaktohej se sa mund të zgjasin bisedimet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Sudanit, të paktën 550 persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre civilë dhe më shumë se 4900 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve.
Ndërkohë, sipasa të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, më shumë se 860 mijë sudanezë janë larguar nga vendi i tyre drejt shteteve fqinje si pasojë e konfliktit./VOA/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...