Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus që ishte ende në mitër. Ndërhyrja e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të trajtuar një gjendje të rrallë të trurit të njohur si keqformimi aneurizmal i venës së Galenit.
Gazetat amerikane raportojnë se operacioni u zhvillua në javën e 34-të të shtatzënisë, nga një ekip mjekësh nga Brigham and Women’s Hospital dhe Boston Children’s Hospital.
“Dy sfidat e mëdha me të cilat përballen ata me deformim janë dëmtimi i trurit dhe dështimi i menjëhershëm i zemrës pas lindjes,” deklaroi për CNN Dr. Darren Orbach, radiolog në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe ekspert në trajtimin e deformimit aneurizmal të njohur se vena e Galenit.
Sipas ekspertit trajtimi shpesh vjen shumë vonë dhe rreth gjysma e fëmijëve që mbijetojnë përjetojnë probleme të rënda neurologjike dhe njohëse.
“Pavarësisht përparimeve në trajtim, 50-60% e fëmijëve me këtë gjendje sëmuren menjëherë. Dhe mes tyre duket se ka një shkallë vdekshmërie prej 40%. Rreth gjysma e fëmijëve që mbijetojnë përjetojnë probleme të rënda neurologjike dhe njohëse”.
Kjo është shtatzania e katërt për çfitin amerikan Derek dhe Kenyatta Coleman, të cilët u njohën me problemin në javën e 30 të shtatzanisë dhe një muaj më pas u krye ndërhyrja.
“Më 15 mars, saktësisht një muaj pas ekografisë që evidentoi keqformimin, u bë operacioni. Fëmija tregoi menjëherë shenja përmirësimi. Foshnja lindi menjëherë më 17 mars, në 34 javë. E dëgjova të qante për herë të parë dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si u ndjeva në atë moment,” kujton nëna e foshnjës.
Tani, gati dy muaj pas lindjes, foshnja vazhdon të jetë mirë dhe e kalon pjesën më të madhe të kohës duke fjetur dhe duke ngrënë dhe nuk duket se ka nevojë për ndonjë ndërhyrje të mëtejshme”, përfundoi nëna./A2CNN/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...