Google ADS

Osmani e përkujton Fehmi Aganin në 24-vjetorin e vrasjes: Vizioni i tij për Kosovën, frymëzim për breza

11:45 | 6 Maj 2023
K.B

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar akademikun Fehmi Agani në 24-vjetorin e vrasjes.

Osmani tha se Agani ishte figurë emblematike e lëvizjes për lirinë e vendit. Sipas saj, ai përkushtimin ndaj dijes e kombinoi me aktivitetin politik.

“Sot e kujtojmë me respekt akademik Fehmi Aganin, figurën emblematike të lëvizjes për lirinë e Kosovës, njeriun që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, duke qenë dorë e djathtë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, me të cilin u angazhua deri në vdekje në përmbushjen e idealit për Kosovën shtet të pavarur. Më 6 maj të vitit 1999, në agun e lirisë, vizionari e përbashkuesi, akademik Agani u vra mizorisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë “, thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani theksoi se “vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat”.

“Kujtimi për akademik Aganin do të jetë i përhershëm, kurse sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme