Vela pas shpërthimit: Tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut

11:05 | 6 Maj 2023
K.B

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Vela përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se ky është një sulm tjetër kriminal në Mitrovicën e veriut.

“Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri. Ky mund të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave të paligjshme të vëzhgimit të vendosura nga Serbia”, ka shkruar Vela.

Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin rreth orës 03:00.

“Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Shpërthim në afërsi të stacionit policor në veri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme