Sot bëhet kurorëzimi i Mbretit Charles III, merr pjesë Vjosa Osmani

09:42 | 6 Maj 2023
K.B

Sot do të bëhet ceremonia e kurorëzimit të mbretit të Britanisë së Madhe, Charlesit të Tretë.

Përveç familjes mbretërore do të marrin pjesë edhe liderë e personalitete botërore, ne mesin e të cilëve do të jetë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, Presidentja do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se 5000 trupa të forcave të armatosura kanë mbërritur me tren në Londër për këtë ceremoni. Rrjeti Hekurudhor ka thënë se ky është numri më i madh i lëvizjes së personelit ushtarak me tren në Britani të Madhe, që nga viti 1965 me rastin e funeralit apo varrimit të kryeministrit Winston Churchill.

Ceremoni për kurorëzimin e mbretit do të nisë në ora 12:00, sipas kohës sonë dhe do të udhëhiqet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Presidentja Osmani në Mbretërinë e Bashkuar për Kurorëzimin e Mbretit Charles III

Të ngjashme