Një person është ankuar se nga pesë shtylla të përçuesve të rrymës nga rrjeti i turbinave me erë, i janë vjedhur pjesë metalike të shtyllave në vlerë 5 mijë euro.
Sipas, Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Pasomë të Vushtrrisë ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Fsh. Pasomë, Vushtrri NN – NN. Ankuesi mashkull kosovar (përgjegjës për mirëmbajtje të rrjetit) me 05.05.2023 ka raportuar se, pas inspektimit në teren ka vërejtur se persona të panjohur në dy javët e kaluara, nga pesë shtylla të përçuesve të rrymës (nga rrjeti i turbinave me erë) kanë vjedhur pjesë metalike të shtyllave në vlerë rreth 5000 €. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raport”. /Arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...