Google ADS

“Sëmundje, dhunë fizike e verbale, përjashtime, dashuri e dasmë”, top ngjarjet e BBVA

09:08 | 6 Maj 2023
K.B

Sonte mbaron spektakli më i ndjekur në gjithë shqiptarinë, Big Brother Vip Albania që theu çdo rekord të mundshëm shikueshmërie.

Kishte shumë të papritura, debate nga më të ndryshmet, dhunë fizike, largime, përjashtime dhe mbi të gjitha dashuri.

Aty brenda fenomeni i këtij BBVA, Luiz Ejlli u dashurua në moderatoren Kiara Titon.

Këto janë disa prej situatave që jashtë shtëpisë krijuan shumë mendime dhe polemika.

Sëmundja e Luiz Ejllit:

Rasti i parë ishte deklarata e Luiz Ejllit se vuan nga një tumor, e kjo deklaratë e tij shokoi jo vetëm banorët, por edhe mbarë publikun shqiptar, kjo bëri që ai të ‘marr’ krahët e të dal në skenë duke marrë vëmendje të madhe.

Por më pas doli se Luizi kishte gënjyer, ai tha se ka qenë një keqkuptim dhe se fjala kishte qenë për një shok të tij. Madje pas kësaj ngjarje ai u dërgua në spital nga produksioni,ku iu bënë analizat, ku sipas tyre doli shëndoshë “si molla”.

Dasma e Luizit dhe Kiarës:

Përpos, tensioneve në këtë edicion ka pasur edhe dashuri, një dasmë u organizua ku edhe lindi një dashuri e vërtetë. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u “martuan” në këtë edicion. Dasmë kjo që theu rekorde shikueshmërie.

Cifti shkëmbyen puthjen e parë në shtëpinë e Big Brother VIP me 1 shkurt. Teksa Kristi ishte prifti, ai u tha se mund të putheshin pasi pranuan të merrnin njëri tjetri. Ishte Kiara ajo e cila e kishte puthur e para Luizin.

Nominimi Luiz-Kiara-Efi:

Boom bëri edhe nominimi i fortë që ‘ngriti’ në këmbë mbarë publikun shqiptar. Ishte Dea Mishel që dërgoi në nominim treshen e famshme, Luiz – Kiara – Efi. Dilemë e madhe u zgjua se kush do të eliminohej. Por edhe një herë u vërtetua se dashuria triumfon dhe publiku zgjodhi që mos t’i ndaj Luizin e Kiarën, e kështu ishte Efi ajo që u eliminua.

Rikthimi i katër banorëve në BBVA:

Surprizë tjetër ishte rikthimi i katër banorëve brenda në Big Brother. Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo ishin katër banorët që me votat e publikun u rikthyen për ta vazhduar lojën e tyre në BBVA. Ndërkohë që emocione të shumta patë shfaqur Luizi dhe Kiara të cilët u patën përlotur.

Debati Efi-Kiara:

Debati mes shoqeve të ngushta, tensionet mes tyre, hatërmbetjet, u folën e stërfolën deri në pikën ku u prek edhe Luizi duke mbetur mes të dyjave, e kështu duke mbajtur anën e Kiarës. Debati mes tyre u bë kryefjalë e “Big Brother VIP”.

Largimi me vetë dëshirë i Olta Gixharit:

Aktorja Olta Gixhari, e cila njihej si një konkurrente e fortë e Luiz Ejllir, vendosi të largohej nga Big Brother VIP Albania. Lajmin e bëri të ditur ajo në spektakël e cila kishte qenë në një gjendje të rënduar emocionale. Ajo pati bërë një komunikim me Arbana Osmanin në ‘dhomën e rrëfimit’, teksa kishte thënë se kishte mall të madh për djalin e saj, Amarin.

Banorët e përjashtuar nga Big Brother VIP Albania për ushtrim të dhunës verbale e fizike:

Ermiona Lekbello hyri në listën e banorëve të përjashtuar, pasi produksioni mori vendim që ajo të lërë shtëpinë si rezultat i dhunës verbale që kishte ushtruar ndaj disa banorëve të tjerë, pak ditë pasi Big Brother ua kishte tërhequr vërejtjen për herë të fundit banorëve me një ultimatum.

Eva Alikaj – Po të njëjtën ditë fatin e përjashtimit e pati edhe Eva Alikaj. Aktorja u përjashtua me vendim të produksionit pasi gjithashtu kishte ushtruar dhunë verbale.

Kejvina Kthella- Kejvina Kthella e cila në tensione e sipër e pati goditur me shuplakë Luiz Ejllin, pamjet u bënë virale, dhe shumë shpejtu u morën masa ndaj saj, duke e përjashtuar përfundimisht nga Big Brother VIP Albania.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme