Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, të enjten mbrëma ka shkruar historinë, duke u shpallur kampion i Italisë me Napolin.
Kjo e fundit riktheu titullin e Serie A, pas 33 vjetësh.
Ylli kosovar, Amir Rrahmani fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Serie A me skuadrën e Napolit.
Pas këtij suksesi fantastik të Rrahmanit ka reaguar edhe ish-klubi i tij FC Drenica.
“Amir Rrahmani shpallet kampion me Napolin në Serie A.
Ish lojtari ynë që fillimin e sukseseve të karrierës së tij në moshë të re e kishte te FC Drenica dhe ishte pjesë e klubit për afro dy sezone.
Mbrojtësi beri paraqitje fantastike me Napolin dhe dha kontribut të madh për skuadrën napolitane për fitimin e trofeut të kampionatit elitar italian.
Ne si klub, jemi krenar me arritjet e Rrahmanit dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në karrierë!”, thuhet në faqen zyrtare të klubit./Arbresh.info/
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...