A do ta ndajnë çmimin nëse Efi fiton BBVA? Mikela zbulon si qëndron e vërteta

13:26 | 5 Maj 2023
K.B

Ato të dyja u bënë pjes e Big Brother Vip Albania si një konkurrent i vetëm, por gjatë rrugëtimin u ndanë

Bëhet fjalë për dyshen Efi dhe Mikela, ku tani njëra prej tyre është finaliste.

E eliminuar në javët e para, Mikela Pupa e ftuar në “Wake Up”, dha mendimin e saj për katër finalistët e Big Brother Vip Albania, që tashmë dihet se janë Luizi, Efi, Dea dhe Kristi.

Mikela mendon se Efi është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit.

Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do e ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.

“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka patur dhe si i ka menaxhuar gjerat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj n dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.

Ndërsa kur i drejtuan pyetjen ‘ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përgjigj:

“Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”.

Duke qeshur ndërhyn Gerti i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme