Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dalë sërish paraditen e kësaj të premteje në një deklaratë për mediat pas masakrës me tetë të vrarë dhe 13 të plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të Mlladenoviçit.
Sipas mediave serbe, Vuçiq e ka konsideruar një sulm ndaj gjithë Serbisë, ndërsa shtoi se çdo shkollë nga sot e tutje do të ketë policinë e vet, që do të garantojë jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë.
Kreu i shtetit bëri gjithashtu me dije se, kishte kërkuar kthimin e dënimit me vdekje për të tilla krime, por shtoi se, qeveria dhe kryeministri nuk e kishin pranuar këtë kërkesë, duke thënë se, përveç Bjellorusisë, do të ishim i vetmi vend i tillë në Evropë.
“Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë sonte në mënyrë kriminale. Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme. Ky është një sulm ndaj gjithë vendin tonë”, tha ndër të tjera Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Masa e parë sipas Vuçiç do të jetë vendosja e 1200 policëve, të cilët do të pozicionohen në secilën prej 330 shkollave në vend.
Çarmatimi i Serbisë
Kur bëhet fjalë për kontrollin e pronarëve të armëve, presidenti tha se vendimet e marra do të pasojnë me çarmatimin e Serbisë. Ai paralajmëroi rishikim të kushteve për mbajtjen e armëve nga pronari te pronari, por edhe dënime dukshëm më të ashpra jo vetëm për ata që i mbajnë nga pakujdesia apo në mënyrë të paligjshme, por edhe për ata që merren me shitje dhe rishitje.
“Ministria e Brendshme duhet të vendosë menjëherë një moratorium për lëshimin e çdo arme për dy vitet e ardhshme, përfshirë armët e gjuetisë. MPB-ja urdhërohet që të gjithë personat që kanë armë pa leje t’i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm, ose do të pasojnë sanksione brutale.”, vijoi Vuçiq.
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...
Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, reagojnë nga MPJD
Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit n...
Kurti takohet me Guerotin, temë diskutimi ishte bashkërendim...
Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë
Emery thotë se me Aston Villa synon të fitojë trofe