Google ADS

Festë e çmendur në Napoli

10:35 | 5 Maj 2023
K.B

Napoli ka festuar mbrëmë titullin e Serie A.

Pas një pauze prej 33 vjetësh dhe epokës së të famshmit Diego Maradona, Napoli është sërish më i miri në Gadishullin Apenin.

Në bazë të fotove dhe videove, Napoli e ka festuar këtë titull edhe më shumë se të parin apo të dytin nën drejtimin e Maradonës.

Napoli e siguroi titullin pesë xhiro para përmbylljes së edicionit. Pika e fituar në Udine u mjaftoi për të kaluar të parët në vijën e finishit.

Lojtarët në stadiumin e Udines festuan me tifozët që ishin aty, ndërsa në Napoli u festua në stadiumin e mbushur plot e përplot dhe nëpër rrugët e qytetit, ku kishte qindra mijëra njerëz.

Kur Osimhen shënoi për të barazuar rezultatin 1:1, i gjithë qyteti u dridh, teksa kur gjyqtari sinjalizoi fundin, qyteti u ndez në çdo cep me fishekzjarre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme