Veliaj tregon rolin e banesave sociale

10:17 | 5 Maj 2023
L G

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për rolin e banesave sociale në Tiranë.

I ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, Veliaj tha se Tirana nuk është streha e madhe e suksesit, por edhe e solidaritetit.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Duhet të vish një ditë në një nga 9 qendrat sociale që ka bërë bashkia…

Duma: Nuk ka ngel njëri pa i parë. Realisht i bën një PR vetes të paimagjinueshëm. Me artistë, pa artistë, me Elvanën që merr garuzhden dhe jep groshë.

Veliaj: Nuk ka diskutim. Në Tiranë, ashtu si vijnë dhe banojnë, vijnë edhe studentë apo njerëz për ambicie, për talent, vijnë edhe të gjithë rastet më problematike të Shqipërisë. Dhe për çdo lajm që bën ciklin 3 ditë dhe pastaj harrohet për një tjetër, është Bashkia e Tiranës ajo që merret dhe mbyll problemin si asaj vajzës që pati problemin në shkollë me atë rojen në Kamëz. Dhe që i ruhet anonimiteti. I gjetëm shtëpi. Jemi ne që merremi me dikë që ka preferenca seksuale ndryshe nga shumica dhe që në fshat bullizohet, në Tiranë i jepet një strehë e re, komoditetet bazë dhe anonimitet për të filluar një jetë të re. Kështu për dikë që del nga burgu, për një grua të dhunuar. Pra, Tirana nuk është streha e madhe e suksesit, por edhe e solidaritetit./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme