Edhe një ditë na ndanë nga finalja e “Big Brother VIP” që këtë vit shënoi rekorde dhe shikueshmëri si asnjëherë më parë. Pati skepticizëm rreth tij në fillim, por u duk se nje personazh ia doli të surprizonte shikuesit, duke i gozhduar para ekranit.
Gjithsesi, përtej kryefjalës, Luizit, ky edicion ka pasur shumë të papritura. Mes tyre janë largimet vullnetare dhe me zarf të zi të banorëve. 3 banorë të përjashtuar dhe 6 të larguar me dëshirë- është ky bilanci i këtij edicioni, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.
E në fakt duket se gjithçka mori këtë rrjedhë që javën e parë kur gazetarja Zhaklina Gjolla kërkoi të dilte. Ajo deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mund ta përballonte më presionin.
Pak javë më pas, nga formati u përjashtua me zarf të zi Kejvina Kthella. Episodi i saj me Luizin është një nga më të bujshmit e këtij sezoni. Produksioni vendosi të pezullonte banoren për shkak të ushtrimit të dhunës fizike nga Luizit.
Largimet vijuan më tej me Bledi Manen. I ndodhur në një televotim me Luizin dhe Kiarën, gazetari vendosi të largohej vullnetarisht pak para se Arbana të lexonte vendimin e publikut. Ai tha se nuk donte që të ndërhynte mes çiftit e po ashtu deklaroi më pas se u tërhoq sepse frikësohej mos u rikthehej disa veseve, siç ishte alkooli.
Pas Bledit, nga shtëpia u largua Valbona Mema. Megjithatë, largimi i saj nuk ishte aq sa i dëshirueshëm sa i detyrueshëm. Motra e këngëtares ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, ndaj ajo vendosi të ndërpriste rrugëtimin. Pak javë më pas fatkeqësisht motra e saj ndërroi jetë.
Pas Kejvinës, dy zarfe të tjerë të zinj mbërritën në shtëpinë e famshme. Dy banore u përjashtuan në të njëjtën ditë. Ermiona Lekbello u përjashtua si rezultat i dhunës verbale që kishte ushtruar ndaj disa banorëve të tjerë.
Pas saj u përjashtua aktorja Eva Alikaj. Ajo u pezullua për dhunë verbale pasi në një debat me Luizin iu drejtua mes të tjerash duke thënë “ta çaj kafkën”.
Jo shumë surprizë ishte tërheqja e Tan Brahimit nga gara. Pas pak javëve qëndrim ai duket se nuk e gjeti veten në format dhe disa herë shprehu dëshirën për tu larguar derisa u largua përfundimisht.
Por, ndryshe nga Tani, dalja e Olta Gixharit ishte ndoshta më e papritura dhe surprizuesja e këtij edicioni. Që në fillim ajo ishte një nga faktorët e shtëpisë dhe më pas u kthye në polin e kundërt të Luizit. Shumë ishin të bindur se ajo do ishte finaliste, por aktorja vendosi të tërhiqej pas 100 ditësh, duke u shprehur se nuk vijon dot më larg djalit.
I fundit që u largua vullnetarisht nga shtëpia ishte Lorenc Hasrama. Pas disa javëve në shtëpinë e famshme Lorenci hoqi dorë nga gara duke thënë se nuk mund ta përballonte më presionin.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...