Google ADS

Ronaldo mposht Messin dhe Mbappen, është futbollisti më i paguar

07:44 | 5 Maj 2023
K.B

Dominim i futbollistëve në renditjen e sportistëve më të paguar të vitit, që përfshin të ardhurat, brenda dhe jashtë fushës, llogaritur nga revista amerikane e biznesit Forbes nga 1 maji 2022 deri më 1 maj të këtij viti.

Në fakt, i pari, i dyti dhe i treti janë, me radhë, Cristiano Ronaldo, Messi dhe Mbappé. CR7 është rekordmeni i ri, falë edhe mega-kontratës së nënshkruar me sauditët e Al Nassr.

“Forbes” i ka llogaritur të ardhurat e tij në 136 milionë dollarë dhe ato të marra jashtë fushës janë më të mëdha, me sponsorizime të ndryshme, që i kanë garantuar 90 milionë, nga ato në fushë, që arrijnë në 46 në periudhën në shqyrtim. Në vendin e dytë Lionel Messi me 130 milionë të ndarë në mënyrë të barabartë (65 dhe 65) mes fushës dhe jashtë. I treti, Kylian Mbappé, 120 milionët e të cilit vijnë kryesisht nga aktiviteti i tij kryesor, atë në fushë sepse janë 100 milionë të grumbulluara për të qëndruar te PSG. Plus ai fitoi 20 të tjera me sponsorë.

I pari nga jofutbollistët dhe i katërti në klasifikimin e përgjithshëm është asi i basketbollit të NBA dhe LA Lakers, LeBron James, me 119.5 milionë, nga të cilët shumica, 75, vijnë nga kompanitë për të cilat ai është përfaqësues, ndërsa 44.5 janë nga Lakers.

I pesti është boksieri kampion i shumëfishtë i botës ‘Canelo’ Alvarez, idhulli i meksikanëve, me 110 milionë (nga të cilat 100 të fituara në ring): shumë, por që bëhen pak, pothuajse asgjë, nëse krahasohet, siç kujton ‘Forbes’, me 285 e fituar në 2018 nga boksieri tjetër Floyd Mayëeather.

Pas 5-shes së parë, renditja e dhjetëshes më të pasur plotësohet nga lojtarët Dustin Johnson (i gjashti, me 107) dhe Phil Mickelson (i shtati me 106). I teti dhe i dhjeti janë dy asat e tjerë të NBA, Stephen Curry (100.4) dhe Kevin Durant (89.1) ndërsa i nënti është një kampion që doli në pension në shtator 2022, tenisti Roger Federer, por që arriti të grumbullojë 95.1 milionë dollarë./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme