Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:33 | 5 Maj 2023
K.B

Sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë rritje të lehtë të temperaturave maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte.

Temperaturat minimale do të jenë prej 5 deri 8 gradë ndërsa maksimalet nga 17 deri 20 gradë celsius.

Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme