Google ADS

“Nuk doja t’i shihja kur vuanin”, infermieri holandez pranon se ka vrarë 20 pacientë me Covid-19

23:44 | 4 Maj 2023
E.H

Një rast i tmerrshëm ka tronditur Holandën. Një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin.

Opinioni publik në Holandë është tronditur nga zbulimet për veprimet e infermierit, 30-vjeçarit Theodore B., i cili dyshohet se ka zbuluar aktin e tij të urryer para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.

Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin Wilhelmina në Assen.

Siç njofton prokuroria, vrasësi në bisedat që ka pasur me personelin infermieror të klinikës psikiatrike ku ishte shtruar ka zbuluar për vdekjen e afro 20 pacientëve.

30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten u la në paraburgim edhe për një muaj tjetër. Hetimi për vdekjet e raportuara është ende në vazhdim.

Tashmë autoritetet po përpiqen të zbulojnë përmes të dhënave të spitalit se sa vdekje të pacientëve kanë ndodhur kur personi në fjalë ishte në detyrë. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme