Google ADS

Sulm me armë në SHBA, burri vret tre persona dhe më pas veten

23:02 | 4 Maj 2023
E.H

Një burrë nga Georgia qëlloi dy nga të afërmit e tij dhe një punonjëse të ushqimit të shpejtë duke i vrarë, përpara se të vriste veten.

Sulmuesi vrau nënën dhe gjyshen e tij në dy shtëpi fqinje dhe vrau një grua në një restorant McDonald’s në qendër të qytetit Moultrie, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se personi i armatosur më pas qëlloi veten.

Deri më tani nuk kanë dhënë identitetin e sulmuesit apo viktimave dhe se nuk dihet nëse personi i armatosur dhe punonjësi i McDonald’s e njihnin njëri-tjetrin.

Byroja e Hetimit tha në një deklaratë vetëm se kishte pasur “vdekje të shumta” në skena të ndryshme krimi në zonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme