Google ADS

Vritet në Spanjë i riu shqiptar, ishte arrestuar për drogë e grabitje

21:59 | 4 Maj 2023
E.H

29-vjeçari shqiptar Endrit Sinaj është vrarë më armë zjarri në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur më 23 prill, ku i riu u la i plagosur me armë zjarri në derën e urgjencës së Trueta në Girona të Spanjës, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Viktima i identifikuar sot nga autoritetet spanjolle si Endrit Sinaj, nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet spanjolle dhe as ato shqiptare.

Para se i riu të plagosej me armë zjarri, ishte lënë i lirë nga gjykata spanjolle vetëm pak ditë më parë pasi ishte arrestuar për trafik droge.

Ai u arrestua së bashku me një tjetër shqiptar pas një operacioni të trafikut të marijuanës në Marbella, por gjykata e kishte liruar atë me masën “detyrim paraqitje”.

Endrit Sinaj nuk ishte i panjohur as për autoritet shqiptare, ku në 2020 në Vlorë, ishte pjesë e grabitjes me armë në një familje në Selenicë.

Sinaj ishte pjesë e grupit të grabitëve prej 5 personash të kamufluar si policë, të cilët u arrestuan nga policia, por vetë 29-vjeçari dhe një tjetër u liruan nga gjykata me masën “detyrim paraqitje”.

Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të vrasjes së 29-vjeçari por dhe zbulimit se ku ndodhi skena e krimit, pasi i riu u la i plagosur në derën e urgjencës spitalore./telegrafi

Të ngjashme