Rrahmani startues në ndeshjen më të vlefshme të sezonit për Napolin

20:17 | 4 Maj 2023
E.H

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Udinese – Napoli, e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Dy trajnerët kanë publikuar 11-shën startuse për ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Dacia Arena”, shkruan Lajmi.net

Nga minuta e parë në këtë ndeshje luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani – ndeshje kjo që mund ta përcaktojë edhe titullin kampion.

Nëse Napoli arrin fitore në këtë ndeshje, atëherë feston titullin kampion pas 33 viteve.

Të ngjashme