Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se me shkarkimin e ekipit menaxhues, Kosova shkeli marrëveshjen.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kadiu tha se vendimi i qeverisë për shkarkimin e ekipit menaxhues nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dhe se sipas tij, Stano e ka minimumin e njohurisë për zhvillimet në dialog.
“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, shkroi Kadiu.
Tutje, ai tha se ekipi menaxhues e ka pasur vetëm një mision, i cili sipas tij, ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draft-statutit dhe se pas këtij prezantimi diskutimi tashmë është politik./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...