Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka ironizuar kundër Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, të cilin e ka këshilluar ta shijojë titullin dhe të mos e harrojë kurrë.
Presidenti i Napolit kishte shkaktuar zemërim të martën duke pretenduar se Napoli ka fituar ‘titullin me ndershmëri’ dhe se ata do të kishin më shumë tituj nëse nuk do të ishin ‘parregullsitë e përsëritura’ që i prekën në sezonet e kaluara.
Juventusi nuk i është përgjigjur De Laurentiis, por Allegri u pyet për mendimet e tij për pretendimet e të parit të Napolit pas fitores 2-1 ndaj Lecce të mërkurën.
“Nuk kam çfarë të them për këtë çështje. E përgëzoj sepse Napoli e ka fituar me meritë titullin. Unë e këshilloj që ta shijojë këtë titull, edhe nëse nuk i pëlqen të marrë këshilla”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Nuk do t’i harroj kurrë titujt e mi të parë në Serie A me Milanin dhe Juventusin. Kjo është e para për të, ndaj duhet ta shijojë, është gjëja më e mirë”, përfundoi trajneri i Juves.
Allegri kishte qenë në bisedime me Napolin në vitin 2021, përpara kthimit të tij në Juventus dhe emërimit të Luciano Spallettit te klubi i kaltër.
Trajneri i Bianconerëve në mënyrë ironike përgëzoi Napolin që më në fund fitoi Scudetton e tyre të parë që nga viti 1989/90 pas humbjes 1-0 të Juventusit kundër Partenopeit në prill. /Telegrafi/
🗣#Allegri in conferenza stampa post #JuventusLecce: “Frecciate di De Laurentiis? Posso solo complimentarmi col Napoli e gli dico di godersi questo Scudetto. Glielo consiglio anche se lui di consigli ne accetta pochi”https://t.co/6BbxoaRLnZ
— calciomercato.it (@calciomercatoit) May 3, 2023
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës