Google ADS

Haxhiu-PDK-së: Në kohën e qeverisjes tuaj janë amnistuar krimet serbe

11:53 | 4 Maj 2023
Diellza Gashi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kohën e qeverisjes së PDK-së duke shtuar se kur ishte në krye ish-presidenti Hashim Thaqi janë amnistuar madje edhe shfajësuar krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Dhe më pas ajo e lëshoi një audio, ku dëgjohet ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuci, ku fliste për krimet gjatë luftës së fundit mes Kosovë dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info.

“Është e papranueshme të mos njihet kontributi i qeverisë për adresimin e krimeve të luftës, pasi nga qeveritë e kaluara ka pasur përpjekje, kur janë udhëhequr nga PDK-ja që të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, tha Haxhiu.

“Me qenë pozitiv për krime lufte se kisha dënuar asnjë njeri, amnisti kisha bë bile edhe për palën tjetër pasi çmimi më i madh për mua është liria dhe pavarësia. Ka pasur amnistime të tilla në botë”, thotë Kuçi në audion e lëshuar nga Haxhiu në Kuvend.

Tutje ministrja e Drejtësisë tha se të njëjtën qasje e ka ndjekur edhe Hashim Thaçi gjatë dialogut me Serbinë.

“Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, tha ajo.

Ajo tha se me miratimin e deklaratës për personat e zhdukur, në takimin e ditës së martë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas saj për herë të parë çështja e personave të zhdukur po trajtohet me prioritet.

“Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të japë informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë”, tha ajo.

Në fund ajo tha se më atë deklaratë, Serbia pranon të gjitha krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme