Paris Saint-Germaini ka reaguar zyrtarisht ndaj tifozëve të klubit të cilët e ofenduan rëndë Lionel Messin.
Me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare, PSG ka dënuar ashpër veprimet e tifozëve.
Gjiganti francez i futbollit ka shprehur mbështetjen e plotë për lojtarët e skuadrës dhe gjithë ata që janë cak i fyerjeve nga tifozët.
“Paris Saint-Germain dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe fyese të një grupi të vogël individësh që ndodhën të mërkurën. Sido që të jenë dallimet e mendimeve, asgjë nuk justifikon veprime të tilla” – thuhet në komunikatën e PSG-së.
Club press release https://t.co/Bfyb05pF0n
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 3, 2023
Të mërkurën gjatë ditës, tifozët e Paris Saint-Germain u mblodhën para selisë së klubit duke ofenduar rëndë yllin e skuadrës, Lionel Messin.
“Messi bir k**ve. Largohu nga klubi” – ishin disa nga ofendimet në kor të tifozëve francezë.
PSG fans call out Messi 😳
(via @CanalSupporters)pic.twitter.com/pW3OBjjWJG
— B/R Football (@brfootball) May 3, 2023
Këto ofendime ndaj futbollistit argjentinas erdhën pas raportimeve në mediat ndërkombëtare se Messi do të largohet nga klubi në verë.
Messi raportohet se është suspenduar për dy ndeshje nga PSG-ja për shkak të udhëtimit të tij në Arabinë Saudite pa njoftuar klubin.
Destinacion i radhës për Messin pritet të jetë rikthimi në “Camp Nou” tek Barcelona.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen