Interesimi i trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag për Alexis Mac Allister thuhet të jetë shumë real, pasi holandezi e do mesfushorin argjentinas në Old Trafford.
Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës për mesfushorin argjentinas.
Sipas gazetës AS në Spanjë, pasi e ka parë mesfushorin në gjysmëfinalen e FA Cup kundër skuadrës së tij, Ten Hag dëshiron të sigurojë nënshkrimin e tij.
Trajneri i Unitedit beson se Mac Allister mund të ndihmojë në evoluimin e ekipit të tij drejt një stili më të bazuar në zotërimin e topit.
Megjithatë, 24-vjeçari nuk do të jetë i lirë, pasi Brighton nuk ka ndërmend ta shesë me çmim të lirë.
Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë deri në 70 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e Mac Allister.
Mesfushori argjentinas pëlqehet shumë edhe nga Liverpooli, Juventusi dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?