Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Paris SG-në.
Raportime gjithnjë e më të shumta të medieve ndërkombëtare pretendojnë se 35-vjeçari, ish-ylli i Barcelonës do të largohet nga klubi francez në mbyllje të kontratës së tij këtë verë.
Lajmi vjen pasi Messi u pezullua nga klubi për dy javë, pas një vizite të paautorizuar në Arabinë Saudite, dhe ai është përfolur në lidhje me një numër klubesh të tjera.
35-vjeçari argjentinas ka një kontratë që zgjat deri në verë dhe tani pritet të largohet nga kryeqyteti francez si lojtar i lirë, sipas asaj që raportojnë rrjeti prestigjioz britanik, BBC, por edhe media të tjera.
Raportohej më herët se Messi kishte rënë dakord më parë për një zgjatje njëvjeçare të marrëveshjes së tij me Paris SG-në, por as lojtari dhe as klubi nuk dëshirojnë të vazhdojnë me marrëveshjen.
Mësohet se babai i Messit, Horhe, i komunikoi klubit vendimin e tij disa javë më parë, dhe lajmi për largimin nga kryeqyteti francez vjen pasi klubi e pezulloi lojtarin për dy javë, për shkak se kishte udhëtuar në Arabinë Saudite pa leje. Messi është folur lidhur me një kalim në Arabinë Saudite, ku Kristiano Ronaldo luan për Al-Nasrin, dhe një rikthim të mundshëm te Barcelona, megjithëse kjo e fundit kanë gjithashtu probleme financiare që mund të mos kapërcehen.
Këto probleme financiare nuk i ka skuadra e MLS-së amerikane, Inter Miami, që është në bashkëpronësi të David Beckhamit, i cili vizitoi terrenin stërvitor të Paris SG-së dhe, ndër të tjera, takoi edhe Mesin muajin e kaluar. Klubi parisien raportohet se dëshiron të sjellë lojtarë më të rinj, si pjesë e një rishikimi të strategjisë së tyre të transferimeve me shpenzime të mëdha, dhe kjo mund të përfshijë shitjen e Neymarit, i cili është i dëmtuar pas një tjetër sezoni zhgënjyes. Me rregulloret financiare të UEFA-s për lojën e ndershme në fuqi, largimi i Messit do të lejonte drejtorin sportiv parisien, Luis Kampos, të sjellë lojtarë të rinj si pjesë e një rifreskimi të skuadrës.
Teksa Paris SG-ja duket e gatshme ta mbrojë trofeun e kampiones së Ligës 1, ajo ka dështuar në përpjekjen për të ngritur trofeun e Ligës së Kampioneve, diçka që shpresohej se ardhja e Messit mund t’i ndihmonte ta arrinte. Messi deri më tani ka luajtur 71 ndeshje për PSG-në, duke shënuar 31 gola, dhe me këtë lajm dhe pezullimin e tij aktual, ai mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin tashmë me pak javë të mbetura nga sezoni aktual.
Tifozët e Paris SG-së u mblodhën në Paris të mërkurën për të protestuar kundër qëndrimit të Mesit në klubin kryeqytetas. Messi do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Paris SG-së, kundër Trousë këtë të diel, dhe kundër Ajaccio më 13 maj, por ai mund të rikthehet kundër Okserit më 21 maj. Paris SG-ja është aktualisht 5 pikë e shkëputur nga ndjekësja më e afërt, Olimpiku i Marseilles, që mban vendin e dytë në Ligën 1./rtsh
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...