Një person nga Prizreni ka fajësuar mjekët e Spitalit Rajonal në këtë komunë se ia kanë humbur shikimin në njërin sy, pas një operacioni që kishte kryer në këtë spital.
Viktima dje kishte raportuar rastin në polici, duke thënë se më 13 shkurt 2023 ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, shkruan Arbresh.info
Tutje sipas Policisë në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Sheh Emini, Prizren 13.02.2023-NN. Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...