Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj.
I dyshuari ishte në kërkim nga policia për vrasje të mbetur në tentativë.
Më datën 29.04.2023 rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj ishte një rast ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’ ku i dyshuari F.I ( M/K) i moshës 54 vjeçar me veturën e tij BMW me targa vendore e godet viktimën V.I (M/K) të moshës 49 vjeçar i cili po lëvizte në trotuar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në njoftimin e policisë thuhet se i lënduari M/K, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku më pas gjatë verifikimit të tij rezulton se ishte në kërkim policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj me burgim prej 1 viti dhe pas tretmanit mjekësorë dërgohet në vuajtje të dënimit.
Ndërsa i dyshuari F.I largohet në drejtim të panjohur./Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë