Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

07:24 | 4 Maj 2023
K.B

Sot në Kosovë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

09:30
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve etj. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00

Komuna e Prishtinës fillon punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat me sipërfaqe prej mbi 6 mijë m² në Veternik. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Përparim Rama. (Veternik)

10:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë”, ku do të prezantohet raporti me gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

11:30
Ambasada e Francës në Kosovë bën inugurimin e “Espace France” në qytetin e Prizrenit. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)

13:30
Universiteti i Prishtinës organizon konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare)

17:00
Fituesi i Çmimit Nobel në Kimi, dr. Dan Shechtman nga Izraeli, mban fjalim të shoqëruar nga një panel diskutimi me temën “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, si dhe pse fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

17:00
Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt, mban takim me prindërit e shkollave të komunës. (Amfiteatri i UShA, Ferizaj)

18:00
Mbahet ceremonia e hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Kino “ABC”, Prishtinë)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme