Trajneri i ri i Leeds United, Sam Allardyce, ka thënë se ai është “aty lart” me çdo trajner në Premier League, duke përfshirë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp të Liverpool.
Allardyce, i cili zëvendësoi Javi Gracia , tha se ai mund të duket “i vjetëruar”, por është i barabartë me çdo trajner në ligë.
“Unë jam 68, por askush nuk është përpara meje në aspektin futbollistik. As Pep, as Klopp, as [Mikel] Arteta,” tha ai.
Detyra e Allardyce është të mbajë Leeds në Premier League.
Me katër ndeshje të mbetura, ata rrezikojnë rënien dhe përballen me Manchester City, Newcastle United, West Ham dhe Tottenham në xhirot që do të vijnë./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...