Google ADS

Vuçiq: Kontrollet e armëve do të bëhen më të rrepta

19:36 | 3 Maj 2023
Orgesa Haziri

Kontrollet e armëve në Serbi do të bëhen më të rrepta pas të shtënave.

Një gjë të tillë e ka thënë presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se do të ketë një moratorium për dhënien e licencave për mospërdorimin e armëve në gjueti dhe rishikim të lejeve ekzistuese, shkruan BBC.

Vuçiq tha gjithashtu se do të rritet monitorimi i poligoneve të qitjes dhe mënyra se si civilët i ruajnë armët e tyre.

Kjo ndodhi pasi, një djalë 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një roje të sigurisë së shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” dhe plagosi një numër të madh personash të tjerë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme