Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me U.D drejtoreshën e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arenaliu – Hoxhaj, iu uruan sot detyrën Bordit të ri të zgjedhur të SHSKUK-së.
Bordi përbëhet nga: Dr. Dren Boshnjaku- Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Dr. Tetore Olloni- Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; Dr. Rrezarta Bajrami- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik; Dr. Besim Demolli- Spitali i Përgjithshëm Ferizaj – në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; Dr. Vjollca Kadolli-Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe Dr. Naim Bardiqi- Ministria e Shëndetësisë.
Përmes një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se një ekspert i menaxhmentit shëndetësor do të zgjidhet në bazë të konkursit publik.
Të pranishëm ishin edhe anëtarët e Bordit të kaluar të SHSKUK-së: Dr. Aida Rexhepi, Dr. Agreta Gecaj; Dr. Xhevat Jakupil, z. Mentor Sadiku, Dr. Vjollca Kadolli (e riemëruar) dhe z. Enver Gashi, të cilët ministri Vitia i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre gjatë tre viteve.
Ai i dëshiroi suksese Bordit të sapoemëruar në angazhimin e përbashkët në të mirë të institucionit dhe në të mirë të shëndetit të qytetareve të Kosovës.
Ministri Vitia falënderoi anëtarët e Bordit të kaluar për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në një situatë të vështirë siç ishte ballafaqimi me pandeminë Covid -19.
“Në fillim të punës kishim situatën me pandeminë Covid -19 që ishte një sfidë e jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor. Duke falënderuar Bordin e kaluar arritëm që me shumë punë, angazhim dhe përkushtim, t’ia dalim bashkërisht. Këta individë të jashtëzakonshëm, profesionistë shembull kanë dhënë kontribut kyç gjatë kësaj kohe dhe standardi i cili është ngritur besojmë që do të jetë ndihmesë edhe për bordin aktual për rrugën të cilën e kemi përpara”, tha me ketë rast ministri Vitia.
Më pas, Bordi i ri i SHSKUK-së mbajti mbledhjen e parë dhe me votë unanime zgjodhën si kryesues të Bordit të ri të SHSKUK-së, përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi./Arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...