Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dhënë detaje për bastisjen nga Gjykata Speciale të shtëpive të Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit.
Në njoftimin e KMDLNj-së thuhet bastisja e shtëpive të Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit ka nisur nga ora 19:00 e së martës deri në mesnatë.
Lexoni të plotë, pa ndërhyrje njoftimin e KMDLNj-së:
Sipas informatave të KMDLNj-së mbrëmë më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopi dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë.
Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribuues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së.
Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhrin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga Ahmeti.
Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30.
KMDLNj-ë është në pritje të përfundimit të intervistimit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit.
Gjatë bastisjes nuk ishte i pranishëm avokati shkaku se Nuhi Ahmeti nuk ka kërkuar praninë e avokatit, ndërsa gjatë intervistimit do të jetë i pranishëm avokati i autorizuar nga Nuhi Ahmeti. /Arbresh.info/
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...