Top-ligat evropiane vazhdojnë sonte me disa superduele.
Premier League vjen sonte me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 34-të, ku do të përballen Liverpool-Fulham dhe Manchster City-West Ham, ndeshje që fillojnë në orën 21:00.
Të dy duelet parashikohen të sjellin sfida të ‘nxehta’ pasi që pikët janë tejet të rëndësishme. Liverpool kërkon pikët e radhës në duel me Fulhamin në garën për të siguruar një vend që çon në garat evropiane, derisa edhe Manchester City kërkon trepikëshin kundër West Hamit për t’u rikthyer në krye të tabelës.
La Liga një tjetër joshëse në Evropë, vazhdon sonte me tri ndeshjet e xhiros së 33-të, ku spikat përballja Valencia-Villareal (19:30), derisa në dy ndeshjet tjera takohen Atletico Madrid-Cadiz përkatësisht Getafe-Celta Vigo, ballafaqime që nisin në orën 22:00.
Ndërkaq, Serie A vjen me tetë duel të javës së 33-të.
Kjo xhiro starton në orën 18:00, ku veçohet dueli Juventus-Lecce, derisa Milan dhe Inter kërkojnë pikët e plota në duel me Cremonese përkatësisht Veronës, kurse Roma e cila bashkë me Milanin dhe Interin po bëjnë garë të ashpër për zonën ‘Champions’, do të luajë në udhëtim tek Monza.
Ligue 1 sonte ka rezervuar duelin Brest-Nantes, ndeshje që nis në orën 21:00.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...