Departamenti i Sigurisë ka arrestuar një person nga Bahamas për vjedhjen filmave dhe skripteve së bashku me dosje dhe informata sensitive të të famshmëve. Bazuar në ‘The New York Times’, hakeri 23-vjeçar me emrin Alonzo Knowles ofronte për shitje gjashtë episode të një drame që është duke u filmuar ende, transmeton arbresh.info.
Agjencia e Sigurisë ka përgatitur një operacion duke futur në kontakt me Knowles një hulumtues sigurie që shtiret si një blerës. Edhe pse operacioni nuk është i lidhur me ndonjë sulm kibernetik të mëparshëm, kjo të kujton menjëherë fotot e vjedhura dhe informatat e personave të të famshmëve që ishin publikuar vitin kaluar, përfshirë edhe informatat private të zbuluara nga njerëzit që sulmuan kompaninë Sony Pictures.
I akuzuari ka tentuar t’i shes agjentit 15 skripte të filmave, numrat personal të dy atletëve dhe të një aktore filmi për gjithsej 80.000 funta, transmeton arbresh.info. Ai gjithashtu i ka shfaqur agjentit një xhirim seksual duke thënë se kjo është një gjë e thjeshtë që ai mund të marrë nëse blerësi është i interesuar.
Dokumentet e gjykatës të postuara nga ‘NYT’ zbulojnë që hakeri Knowles ka sulmuar e-mail adresat e personave të famshëm në kërkim të detajeve interesante për të vjedhur. Ai thuhet se ka pranuar tek agjenti sekret që kur ishte shumë e vështirë për të hakuar një të famshëm, ai ka shikuar tek fotot online të tyre për të gjetur se kush është miku i tij duke hakuar ata në vend të personave me famë. Hakeri gjithashtu ka dërguar mesazhe që llogaria e tyre është hakuar derisa disa njerëz i janë përgjigjur pozitivisht duke ju shkruar fjalëkalimet e tyre. Në rast se kjo nuk ka funksionuar, hakeri ka dërguar një virus tek kompjuteri i personave të famshëm për të infiltruar sistemin e tyre.
Duke përdorur këto teknika, Knowles thuhet se ka fituar qasje në 130 e-mail adresa. Nga këto llogari, ai ka arritur të vjedh të dhëna të ndryshme, përfshirë edhe foto eksplicite, shkruan arbresh.info. Prokurorët kanë akuzuar hakerin për shkeljen e të drejtave autoriale dhe vjedhjen e identitetit, që të dyja kanë nga pesë vite maksimum burg.
Kujtojmë që disa ditë më parë edhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ishte shënjestër e hakerëve të cilët arritën të vjedhin foto private të saj./arbresh.info
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia