Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:31 | 3 Maj 2023
A. B.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me kushte për reshje të shiut.

Temperatura minimale do të jetë nga 5 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut. Edhe temperaturat ditore do të ulen, ndërsa gjatë ditës së premte dhe të shtunën pritet mot më me diell./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme