Google ADS

Kusari-Lila i reagon ashpër BE-së, pas kritikave ndaj Qeverisë për shkarkimin e ekipit menaxhues të Asociacionit

14:22 | 5 Maj 2023
Pleurat Salihu

Shkarkimi nga detyra të Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit që kryesohej nga Danijela Vujicic, Bashkimi Evropian ka kritikuar Republikën e Kosovës për këtë shkak.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen, meqë mandati i atij ekipi përfundon në momentin kur miratohet drafti për Asociacionin.

Ndaj BE-së ka pasur reagime të shumta. Sot ka reaguar edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke thënë se një qëndrim i tillë i BE-së do të kishte pak kredibilitet nëse BE-ja do të kritikonte Ekipin Menaxhues për propozimin e një drafti anti-kushtetuese, kundër principeve të BE-së, shkruan GE raporton ‘Arbresh.info’.

Sipas saj për të pasur sukses procesi, BE-ja duhet t’iu qëndrojë parimeve të veta.

“Është e detyrueshme për suksesin e procesit, BE i qëndron parimeve të veta!”, ka shkruar Kusari-Lila.

Të ngjashme