Sot në gjithë botën shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), mban konferencë për media me qëllim të ngritjes së shqetësimit për sigurinë dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve, si dhe nevojën për respektimin e mediave të lira, e pavarura.
Konferenca nis në orën 10:00, dhe mbahet përballë Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kurse me fillim nga ora 11:00, Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës do të mbajë një deklaratë për medie përballë Pallatit të Drejtësisë, për të bërë thirrje për prokurorët dhe gjyqtarët që të trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj gazetarëve.
Pas kësaj në orën 13:00, AGK mban prapë përsëri konferencë për media ku do të diskutohet për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite.
Kjo konferencë do të mbahet në Kino “Armata”, Prishtinë./Arbresh.info/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...