Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dalja e qytetarëve në zgjedhjet në katër komunat në veri, ishte e ulët.
“Ne i patëm shtyrë zgjedhjet në dhjetor të vitit të kaluar, por ato nuk mund t’i shtynim sërish”, tha Kurti, duke shtuar se e tashmë atje ka kryetarë.
“E kuptoj se ata nuk janë kryetarë të komunave në kuptim normal e standard të fjalës, por legaliteti është i domosdoshëm”, tha Kurti, duke shtuar se arkitektura e Republikës së Kosovës nuk lejon që qytetari të mbetet pa komunë.
“Për funksionim të komunës, Ministria e Financave e ka të domosdoshëm kryetarin komunës. Tani kemi kryetarët e komunave”, tha ai, duke shtuar se do të dëshironte të kishte rrethana tjera, por rikujtoi se kjo është pasojë e braktisjes së institucioneve nga Lista Serbe me urdhër të Beogradit.
Ai tha se Lista Serbe ka bërë gabim, por theksoi se gabimin e saj nuk mund ta paguajnë edhe shteti i Kosovës edhe qytetarët.
“Gabimin e saj duhet ta paguajë Lista Serbe sepse Kosova është vend demokratik e me orientim perëndimor. Jemi këtu ku jemi, ata nuk do të kenë mandat të plotë dhe janë udhëheqës komunalë jo me ‘U’ të madhe por me ‘u’ të vogël’, shtoi ai.
Ai tha se megjithatë ata duhet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës