Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një bujë të madhe prej muajsh.
Banorët e shtëpisë së famshme janë kthyer në personazhet më të komentuar të momentit në media rozë.
Ata kanë fituar simpatinë e publikut dhe ndiqen 24/7 duke u bërë pjesë e përditshmërisë të shumë njerëzve.
Finalja e madhe e BBVA do të mbahet të shtunën e 6 majit dhe pak ditë më parë kanë dalur në shitje biletat për spektaklin.
Në media prej ditësh kanë qarkulluar raportime se bileta do të jetë nga 500 deri në 1000 euro për person.
Kjo tashmë u konfirmua edhe nga regjisori i Big Brother, Eduart Girshaj, i cili tha se do të jenë fatlum ai që do të ketë një biletë të tillë.
“Finalja do bëhet në shtëpinë tonë, në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. 150 vende për ata persona që do jenë fatlum nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër ata që I kanë parë 24 orë. Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”, tha regjisori.
Tutje, Grishaj ka mohuar pretendimet se finalja do të mbahet në stadiumin “Air Albania” duke thënë se do të zhvillohet siç ka ndodhur deri më tani në studion e televizionit. /telegrafi
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...