Katër ushtarë sirianë dhe tre paraushtarakë pro-iranianë u vranë nga sulmet me raketa izraelite gjatë natës në Aleppo, Siri, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Sulmet me raketa nisën rreth gjysmë ore para mesnate në zonën e aeroportit ndërkombëtar, ku u raportuan shpërthime dhe zjarr në një zonë të ruajtjes së municioneve.
Më herët agjencia siriane e lajmeve SANA kishte raportuar se “një ushtar u vra dhe shtatë persona u plagosën, duke përfshirë dy civilë”.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me bazë në Britani, tha se përveç aeroportit ndërkombëtar të Aleppos, ka pasur edhe dëme të konsiderueshme në aeroportin ushtarak Nayrab.
Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Izraeli ka nisur qindra sulme ajrore në territorin sirian kundër instalimeve ushtarake, si dhe pozicioneve të forcave iraniane dhe grupeve të armatosura pro-iraniane, veçanërisht Hezbollahut të Libanit.
Grupet paraushtarake të mbështetura nga Irani kanë një prani të fortë në rajonin e Aleppos, ku i dhanë mbështetje thelbësore ushtrisë siriane kur ajo rimori qytetin nga duart e rebelëve në vitin 2016.
Ministria e Jashtme siriane dënoi sulmet izraelite, duke e quajtur atë një “përpjekje trishtuese për të penguar përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.
I izoluar ndërkombëtarisht prej vitesh për shkak të një shtypjeje të dhunshme të protestave pro-demokracisë në vitin 2011, Presidenti sirian Bashar al-Assad javët e fundit ka kontaktuar me liderët e disa shteteve arabe, disa prej të cilëve duan ta shohin Damaskun të kthehet në Ligën Arabe nga e cila u ndalua 12 vjet më parë. /abcnews.al/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...