Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq ka dhënë disa detaje që siç tha, i përkasin verzionit të draftstatutit të tij të propozuar.
Kurti, para mediave tha se vizioni i tij është vleror, i inspiruar nga modeli i marrëveshjes për normalizim që Serbia e ka bërë tashmë me Kroacinë.
”E kanë dorëzuar draftin, unë ua thash në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetueshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë, të fillojnë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni vleror që kam propozuar unë sot”, u shpreh Kurti.
Kurti bëri të ditur se draft vizioni që prezantoi ai, është inspiruar nga marrëveshja e Serbisë me Kroacinë.
”Ndërkohë draft vizioni që propozova unë mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që tashmë Serbia e ka bërë për normalizim. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë. Serbia dhe Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku parashihen edhe të drejta dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci. Dhe unë jam inspiruar prej atij modeli, meqë Kroacia doli shtet i pavarur”, deklaroi Kurti./Arbresh.info/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...