Itali regjistron sërish rritje të inflacionit

23:28 | 2 Maj 2023
Orgesa Haziri

Në Itali po rritet sërish Inflacioni. Ky trend u bë i ditur nga Instituti Italian i  Statistikave (ISTAT), në një raport të publikuar së fundmi.

”Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit në muajin prill, mbi bazën e vlerësimeve paraprake regjistroi një rritje prej 0,5% në bazë mujore dhe 8,3% nga viti në vit, nga +7,6% një muaj më parë’’, bën të ditur Istat.

Përshpejtimi i normës së inflacionit vjen kryesisht si pasojë e rritjes sipas tendencës së çmimeve të mallrave energjetike nga +18,9% në +26,7%. Inflacioni bazë (pa përfshirë energjinë dhe ushqimin e freskët), mbetet i qëndrueshëm në + 6,3%, ashtu si ai i mallrave të energjisë në +6,4%./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme