Google ADS

Arsenal mposht Chelsean, shkëlqen Xhaka

22:54 | 2 Maj 2023
Orgesa Haziri

Arsenal është rikthyer te fitorja, pasi mposhti Chelsean me rezultat bindës 3:1 në Premir League.

Granit Xhaka ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë me dy asistime.

Dy gola të Martin Odegard në fillim të ndeshjes, e panë Arsenalin të fillonte ndeshjen në mënyrën më të mirë të ndeshjes.

Të dyja këto gola u asistuan nga Xhaka.

Derisa, dilemën e fituesit e mbylli Gabriel Jesus, kur gjeti rrjetën në minutën e 34.

Pjesën e dytë Chelsea u rikthye në jetë dhe nuk e lejoi dominimin e plotë të Arsenalit, por nuk ishte e mjaftueshme për të rrezikuar rezultatin e “The Gunners”.

Golin e vetëm të mysafirëve e dha Noni Madueke në minutën e 65-të.

Arsenal rikthehet në vendin e parë me 78 pikë, por City ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Chelsea janë në vendin e 12 me 39 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme