Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media.
Kurti tha se takimi filloi pozitivisht dhe u miratua deklarata për të pagjeturit që u shndërrua në marrëveshje.
“Ne e dimë që janë edhe mbi 1617 të pagjetur. Të familjet e tyre zemërimi dhe ankthi është shumë i madh”, tha Kurti.
Kryeministri tha se në takim u prezantua edhe draft-statuti për Asociacionin.
“Ky draft-statut është i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të rregullohej çështja e komunitetit serbë në Kosovë”, u shpreh Kurti.
Ai thotë se ky draft do të merret parasysh nga ndërmjetësuesit.
Kurti thotë se ky draft-vizion i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd si dhe bëri të ditur se u kujtoi ndërmjetësve shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjes bazë në 8 pika.
“Draft-vizioni i propozuar nga unë bazohet në vlera evropiane për trajtimin e komuniteteve. Në vizionin e propozuar nga unë nuk kam përmendur vetëm Kushtetutën e Kosovës por edhe letrën e zonjës Mogerini që i kishte deklaruar në vitin 2015 ish-kryeministrit të Kosovës se nuk bënë të ketë nivel të tretë të pushtetit ekzekutiv”, deklaroi Kurti./Arbresh.info/
Kjo është Deklarata për Personat e Zhdukur e dakorduar mes Kurtit dhe Vuçiqit
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit