Vdekja e drejtuesit palestinez të grupit militant në paraburgimin e Izraelit, Khader Adnan, ka rindezur edhe një herë tensionet mes të dyja vendeve.
Menjëherë pas sulmeve i gjithë vendi u mbush me tym të zi, gjithashtu i gjithë vendi u pushtua nga alarmet e shpërthimeve. Gjithashtu palestinezët vijuan protestat në Gaza, për të treguar revoltën e kësaj ngjarjeje, duke e konsideruar një krim.
“86 ditë ishin periudha gjatë së cilës Khader Adnan luftoi me stomakun bosh. Pavarësisht urisë, etjes, dhimbjes dhe sëmundjes që kanë prekur trupin e tij, ai këmbënguli të vazhdonte të luftonte këtë betejë të dinjitetit. Ky krim, të cilin pushtimi sionist e kreu me paramendim, nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe lëvizja e Xhihadit Islamik nuk do të kursejë asnjë mundësi për t’u përgjigjur ndaj këtij krimi”, tha Ahmed Al-Mudallal – udhëheqës i Xhihadit Islamik.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh, i cili ka hedhur akuza ndaj palës izraelite, duke e konsideruar “vrasje të qëllimshme”.
“Ne e konsiderojmë këtë një atentat të qëllimshëm duke refuzuar kërkesën e tij për lirimin e tij, duke e neglizhuar atë nga ana mjekësore dhe duke e mbajtur në qeli, pavarësisht nga serioziteti i gjendjes së tij shëndetësore”, u shpreh Mohammad Shtayyeh – Kryeministri i Palestinës.
Khader Adnan, udhëheqës i grupit militant Xhihadit Islamik, humbi jetën në një objekt paraburgimi izraelit, pas grevës së urisë gati tre-mujore.
Ai organizonte prej më shumë se një dekade greva të zgjatura urie, një formë e re proteste kundër ndalimeve në masë të palestinezëve nga autoritetet izraelite, pa akuza apo gjyqe. 45-vjeçari u bë grevisti i parë afatgjatë i urisë, që humb jetën në një paraburgim izraelit./TCH/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave