Google ADS

Çitaku për Miratimin e Deklaratës: Gabim ahistorik i Kurtit, liroi Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë

21:32 | 2 Maj 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq miratuan Deklaratën për Personat e Zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Çitaku, këtë veprim Kurtit e ka quajtur “gabim ahistorik”.

“Sot ishte përvjetori i masakrës në Studime, ku 116 civil të pambrojtur, gra e burra, pleq e fëmijë, u vranë brutalisht nga aparati shtetëror i Serbisë. Po sot, Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik. Shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket provave materiale për të zhdukurit, të cilat prova gjoja gjenden nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas Çitakut, Serbia sot u lirua nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të shqiptarëve gjatë luftës.

“Kjo Deklaratë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të individëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kurse Kosovën e gjuan në rolin e palës që ka kryer krime në mënyrë institucionale, njëjtë sikur Serbia”, ka shkruar tutje Çitaku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme