Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se termi “personat e zhdukur me dhunë” është përfshirë në Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Kadiu, përmes një postimi në Facebook, theksoi se tashmë, pritja për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet të marrë fund.
“Në deklaratë, në paragrafin e dytë, theksohet: “Duke patur parasysh që kjo Deklaratë ndjek kuptimin e ICRC për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me dhunë”. Pra, termi personat e zhdukur me dhunë, është i përfshirë në deklaratë, ashtu siç është shprehur edhe së fundmi, pas takimit të 4 prillit, atëherë dhe kur u arrit ky dakordim në takimin e kryenegociatorëve. Pritja e gjatë dhe e padrejtë për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet tashmë të marrë fund”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan sot Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Nga Bashkimi Evropian thanë presin që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...