Sot janë bërë 23 vite që nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn.
Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, Haradinaj tha se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë si dhe theksoi edhe nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Besojmë në Kosovën në harmoni me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në fqinjësinë e mirë me popujt fqinj dhe do të ruajmë fqinjësinë e mirë. Besojmë në njohjen me Serbinë dhe marrëveshjen për njohje”.
“Do ta ndihmojmë Kosovën që të jetoj në paqe në vete, në paqe me fqinjët dhe që ti bashkohet familjes Euroatlantike. Ne besojmë në NATO, sepse Aleanca me NATO-n lindi në kohërat më të vështira për ne dhe do të punojmë pa kalkulime, që Kosova ti bashkohet NATO-s”,
“Lëvizjet patriotike, lëvizja paqësore, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi aleancën më të çmuar për shqiptarët, aleancën me Amerikën dhe NATO-n. I jemi mirënjohës për jetë Amerikës dhe Natos. Me të drejtë sot themi se Amerika është ylli ynë polar”, deklaroi Haradinaj.
Ndërkaq, tha se lufta e UÇK-së e solli lirinë e Kosovës.
“Jeta në robëri lindi lëvizjet patriotike. Patriotë të shquar u vranë, u burgosën, u torturuan, e disa prej tyre asnjëherë nuk u kthyen në shtëpi. Nderojmë Adem Demaçin, Ukshin Hotin dhe gjithë të tjerët. Robëria lindi lëvizjen paqësore. Nderojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë pjesëmarrësit e lëvizjes paqësore”.
“Robëria e egër e sjelli luftën dhe lindi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sjelli lirinë por edhe i dha përjetësinë shumë të dashurve tanë. Nderojmë Adem Jasharin, familjen Jashari, gjithë të rënët për liri, martirët tonë, duam të dimë për fatin e të pagjeturve, duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, duam drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, nderojmë kategoritë e lirisë”, ka deklaruar tutje Haradinaj.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...