Arteta planifikon të mbaj bisedime me Declan Rice

19:50 | 2 Maj 2023
Orgesa Haziri

Mikel Arteta dëshiron të zhvillojë bisedime me Declan Rice sapo të përfundojë sezoni.

Trajneri i Arsenalit është gjithnjë e më i bindur se mund të marrë mesfushorin e West Ham, pavarësisht ofertave ngas shumë klube të tjera.

Kontrata e Rice zgjat deri në verën e ardhshme me opsion edhe një vit dhe ai ka refuzuar ofertat për një marrëveshje të re, shkruan The Mirror.

Reprezentuesi anglez, 24 vjeç, i cili ka 41 paraqitje, dëshiron të qëndrojë në Londër dhe është i interesuar për një kalim në “Emirates”.

Trajneri i Arsenalit, Arteta, i cili dikur luante vetë në mesfushë, beson se mund të ndihmojë për të bindur Ricen me vlerë 100 milionë funte për t’u bashkuar.

Ai do të nxisë Arsenalin që të bëjë një qasje zyrtare pasi sezoni të ketë përfunduar në përpjekje për të bërë një transferim të madh kur të hapet dritarja në qershor.

Arsenali ka para për të shpenzuar këtë verë pasi dështoi të nënshkruajë me Moises Caicedo dhe Mykhaylo Mudryk në janar.

Mudryk zgjodhi Chelsean ndërsa lojtari i Ekuadorit të Brighton , Caicedo, përfundoi duke nënshkruar një kontratë të re me Albion.

Por tani Arsenali është një destinacion edhe më tërheqës pas kualifikimit në Champions League të sezonit të ardhshëm , duke i dhënë fund një mungese gjashtëvjeçare.

Rice pranoi në detyrën e Anglisë se dëshironte futbollin e Champions League./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme